Avionët rusë pranë Talinit, reagon Spiropali: Qëndrojmë në solidaritet të plotë me Estoninë

Nga A2 CNN
19 Shtator 2025, 22:15 | Politikë

Avionët rusë pranë Talinit, reagon Spiropali: Qëndrojmë

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, në platformën X ka reaguar për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë, shkruan A2.

"Thellësisht të shqetësuar për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga tre avionë luftarakë rusë Mig-31 këtë mëngjes. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Aleatin tonë, Estoninë. NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë", lexohet në statusin e Spiropalit.

Qeveria estoneze i ka kërkuar NATO-s, anëtare e së cilës është, të aktivizojë Nenin 4 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, pasi tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën e tyre ajrore këtë të premte.

Në një postim, kryeministri i vendit, Kristian Michal, shkroi se "këtë mëngjes, tre avionë luftarakë rusë Mig-31 shkelën hapësirën ajrore të Estonisë".

"Avionët luftarakë të NATO-s reaguan dhe avionët rusë u detyruan të tërhiqeshin. Një shkelje e tillë është plotësisht e papranueshme. Qeveria estoneze ka vendosur të kërkojë konsultime sipas Nenit 4 të NATO-s", shkruan Michal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos