“Nuk zgjidhet korrupsioni me emërimin e një boti”

Nga A2 CNN
19 Shtator 2025, 22:03 | Politikë

Altin Gjeta, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, në studion e “Çdo Kënd” nga Merita Haklaj në A2 CNN, deklaroi se "nuk zgjidhet korrupsioni me emërimin e një boti".

“Procesi i integrimit nuk është që ti bëhesh pjesë e BE-së një ditë të caktuar dhe aty mbaron gjithçka. Ideja është që shoqëria të transformohet, të ndërtojë institucione jetëgjatë dhe do t’i japin qytetarëve mirëqenie”, tha fillimisht Gjeta.

Kur u pyet në lidhje me Diellën, Gjeta u përgjigj: “Ndoshta qëllimi ishte që të bëhej lajm në mediat perëndimore. Këtë ka bërë në vijimësi, më shumë i ka folur Perëndimit sesa qytetarëve shqiptarë. Edhe në procesin e integrimit, elita politike nuk ka komunikuar fare me shoqërinë. Nuk ka asnjë lloj transparence se si anëtarësimi eventual i vendit do të ndikojë shoqërinë. Nuk zgjidhet korrupsioni me emërimin e një boti”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos