“Banditët dolën në mes të ditës”, Këlliçi: Një anonim mori më shumë vota se Rama

Nga A2 CNN
22 Maj 2025, 22:15 | Politikë

“Banditët dolën në mes të ditës”,

Drejtuesi politik i PD në Tiranë, Belind Këlliçi vijon të insistojë se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë.

I ftuar në Debat në A2 CNN, Këlliçi u shpreh se në këtë fushatë u hodhën në sulm bandat që krijuan deputetë më mijëra vota megjithëse ishin anonimë.

“Farsa mbetet farsë. Nëse është dikush që mendon se këto ishin zgjedhje reale, nuk jetojmë në një realitet të përbashkët. Atë gjë e konfirmuam dhe në një fshat të Peqinit. Aty u gjetën listat, fletët, para. Mesa duke nuk janë fshehur fare. Banditët dolën në mes të ditës në Vorë dhe thanë se janë ata që e drejtojnë fushatën e PS.

Poja i famshëm ishte drejtuesi i fushatës në Durrës. Arkend Balla në Durrës në 2021 kishte 2000 vota dhe sot ka mbi 20 mijë. E njëjta gjë ka ndodhur me Sara Milen. Një anonime që ka marrë 20 mijë vota. Arkend Balla ka marrë më shumë vota dhe se Rama kur kandidonte në Durrës. Cdo provë që kemi bërë pjesë të një raporti dhe që do të cojmë në cdo kancelari apo organizatë ku aderojmë”, tha Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos