Komisionerja Kos uron Shqipërinë për hapjen e Grup-Kapitullit 3: Një hap tjetër më afër BE-së

Nga A2 CNN
22 Maj 2025, 20:16 | Politikë

Komisionerja Kos uron Shqipërinë për hapjen e Grup-Kapitullit 3:

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka uruar Shqipërinë për hapjen e grupit-kapitullit të tretë të negociatave.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Kos shkruan se hapja e këtij grup-kapitulli do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare dhe një hap më afër BE-së.

Kujtojmë se grup kapitulli i tretë, përbëhet nga Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithpërfshirësem shkruan A2 CNN.

“Urime Shqipërisë për hapjen e Grupit 3 mbi konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse sot! Kjo do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobi të qytetarëve tuaj dhe një hap tjetër më afër BE-së. Zgjerimi në BE ka të bëjë me përparimin ditë pas dite”, shkruan Marta Kos në rrjetin social X.

Hapja e grup-kapitullit të tretë të negociatave u miratua ditën e sotme, teksa u zhvillua konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, shkruan A2 CNN.

A2 CNN Livestream

Latest Videos