Çelja e negociatave për Grup-Kapitullin 3, reagon Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vijon pa ndalim

Nga A2 CNN
22 Maj 2025, 20:31 | Politikë

Çelja e negociatave për Grup-Kapitullin 3, reagon Rama: Rruga drejt

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me çeljen sot të negociatave për 8 Kapituj të rinj nga Grupi 3.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se rruga drejt ‘Shqipërisë 2030’ vijon pa ndalim, deri në hyrjen e vendit në Bashkimin Europian.

Rama shprehet gjithashtu se hapja e negociatave për këtë Grup-Kapitull përfshin legjislacionin që lidhet me konkurrueshmërinë, rritjen gjithëpërfshirëse, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin.

Ai shkruan po ashtu se deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur, gjë që sipas tij, tregon një ritëm tejet të lartë, raporton A2 CNN.

Postimi i Ramës:

RRUGA DREJT SHQIPËRISË2030 VAZHDON PA NDALIM

Këshilli i BE miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3:

Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin

✅Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur – një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos