"Kushtetuesja s'do i dalë kundër Ramës, ju siguroj"- Gazetari i bindur: Pse janë të brishtë për një vendim të tillë

Nga A2 CNN
9 Tetor 2025, 20:35 | Politikë

"Kushtetuesja s'do i dalë kundër Ramës, ju

Për gazetarin Reldar Dedaj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë është i ndërmjetëm.

I ftuar në Off the Record, gazetari shprehet se gjykata nuk do t’i dalë kundër kryeministrit Rama dhe vendimit të tij për të mbajtur zgjedhje në kryeqytet.

“Mendoj që është një vendim I ndërmjetëm. Zgjidhja duhet të ishte politike. Duke parë dosjen e Veliajt gjykata duhet ta jepte vendimin e prerë. Nuk mendoj se gjykata kushtetuese do dalë jashtë vendimit të kryeministrit. Këto 83 mandatet e bëjnë autoritarizmin e tij të fuqishëm. Kushtetuesja duke parë interesat e aktorëve do t’i bënte të brishtë për të marrë një vendim në kundërshtim me logjikën kushtetuese të mazhorancës. Nuk është një vendim përfundimtar. Besoj se Rama nuk ka vepruar në tym. Ose që ai nuk ka këshilltarë që e njohin kushtetutën. Ai ka një bindje që kjo gjë do të përfundojë”, u shpreh Dedaj në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos