Drejtuesit socialistë, SMS strukturave të kryeqytetit: Presim vendimin përfundimtar për Tiranën

Nga A2 CNN
9 Tetor 2025, 19:44 | Politikë

Drejtuesit socialistë, SMS strukturave të kryeqytetit: Presim vendimin

A2 CNN ka siguruar mesazhin që drejtues të Partisë Socialiste u kanë dërguar sot strukturave të saj në kryeqytet, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të Presidentit lidhur me datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë.

Në komunikim thuhet se PS nuk i komenton vendimet e gjykatave, por theksohet se “Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim, siç parashikohet në nenin 45, pika 1 të ligjit ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese’, për pezullimin e dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë”.

Më tej, në mesazh theksohet se pezullimi nuk do të thotë shfuqizim i dekretit, pasi vetë ligji në nenin 45, pikat 3 dhe 4, parashikon që Gjykata Kushtetuese mund ta heqë masën e pezullimit ose të shprehet në mënyrë përfundimtare për vlefshmërinë e saj.

“E thënë qartazi, pezullimi nuk është shfuqizim i dekretit. Për pasojë, palët e interesuara, por edhe publiku, duhet të presin vendimmarrjen e mëtejshme të Gjykatës Kushtetuese. Vetëm vendimi përfundimtar mund të shfuqizojë ose jo një akt, në këtë rast dekretin e Presidentit”, thuhet në SMS. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos