Analisti Genc Burimi foli në emisionin Off the Record nga Andrea Danglli në A2 CNN për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar zgjedhjet në Tiranë.
Ai akuzoi Partinë Demokratike, duke thënë se pranoi një puç Kushtetues dhe se do të shkonte patjetër në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.
“Mos më thoni ende nuk jemi regjistruar, për të larë diellin me shoshë sepse do të regjistroheshit. Ju do të kishit shkuar si Çeço në zgjedhje me këtë PD që i la në baltë shqiptarët dhe pranoi një puç kushtetues”, tha ai.
"Po ju dikton Rama kalendarin antikushtetues"- Burimi ngre tonet: PD në koma, Binaj pa program
Gazetari Genc Burimi ka qenë tepër kritik ndaj opozitës dhe vendimit të tij për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale, për të cilat ai thotë se janë antikushtetuese.
Në Off the Record me Andrea Dangllin, Burimi shtoi se PD duhet të kërkojë garanci që zgjedhjet të mos vidhen më në Shqipëri, teksa nuk la pa përmendur dhe kandidatin e Florian Binaj, për të cilin tha se nuk ka program.
“PD shkoi si delet dhe iu përgjigjën puçit kushtetues duke pranuar datën e zgjedhjeve. Iu bëja thirrje prej kohësh që janë antikushtetuese. Jep apo jo Kushtetuesja Veliajt, pak rëndësi ka. Kjo PD duhet të merret me një platformë sesi duhen rregulluar zgjedhjet që mos vidhen më. Urgjencën e ka me sistemin zgjedhor që e vjedh. Jo të ikë nga gara. Tirana ka 9 muaj pa kryetar, nuk bëhet nami dhe për 3 muaj. Po ua dikton Rama kalendarin e tij antikushtetues. PD doli nga 11 maji në gjendje kome. Si mund të hysh në zgjedhje pa u bërë një adresim të problematikave. Nuk më intereson Binaj, ai nuk ka asnjë program. Cfarë ka kjo klasë politike që zgjedhjet mos kontestohen. Nuk është prioritare kandidatura e Binaj, është interesi kombëtar që zgjedhjet mos kontestohen. Fat i madh që Kushtetuesja po i jep dhe pak kohë PD”, tha Burimi. (A2 Televizion)