
Ish miniatri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj ka komentuar vajtjen e Sali Berishës në SPAK ditën e sotme për 21 janarin, ku tha se kishte vetëm një lajm dhe ai ishte që kryedemokrati nuk sulmoi prokurorin siç bën çdo herë tjetër.
Nga studio e Off the Record, i pyetur nga gazetari Andrea Danglli, Alibeaj tha se një nga arsyet mund të jetë që Berisha ka krijuar idenë se nuk ka prova ndaj tij për këtë ngjarje, por ai shtoi se kjo mund të jetë dhe një strategji e prokurorëve.
“Një lajm që pashë unë sot ishte që Sali Berisha nuk e shante prokurorin. Një javë më parë e lëshoi një piskamë ndaj prokurorit e quajti Alfred Greca, e ka Shehu. Sot nuk vuri asnjë lloj epiteti. I keni parasysh epitetet që ai ve kur del nga dosja Partizani. Berisha mesa duket pranon autoritetet dhe kompetencën profesionale të SPAK. Ky lajm mund të lexohet në disa alternativa. Mund të ketë parë nga pyetjet që asgjë ndaj tij nuk ka. Kush futet në atë institucion ka takikardi", tha Alibeaj për Off The Record me Andrea Dangllin duke shtuar se:
"Ndoshta pyetjet kanë qenë nga ato që janë bërë publike, kur ke shkuar në zyrë, kë ke takuar dhe pyetjen a dhe urdhër? Po mos harro që kjo mund të jetë strategji që mund të jenë pyetje të thjeshta ndërkohë që ka një material tjetër që nuk ia ka bërë publik personave që merren në pyetje. Ai mund të mos i ketë sulmuar pasi e para, ndaj tij nuk mund të ketë asnjë provë”, tha Alibeaj. (A2 Televizion)
