Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

Nga A2 CNN
28 Mars 2026, 12:15 | Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar datën e protestës së ardhshme.

Në një komunikim në rrjetet sociale Berisha bëri me dije se protesta do të zhvillohet më 17 prill në Tiranë, ndërsa u kërkoi qytetarëve nga e gjithë Shqipëria t’i bashkohen tubimit.

Në deklaratën e tij, Berisha i  kërkoi sërish kryeministrit Edi Rama dorëheqjen sa më parë. “Ke vetëm një rrugë, dorëheqjen. Më 17 prill e gjithë Shqipëria do të jetë në Tiranë për dorëheqjen tënde. Mos mendo se do të gjesh paqe apo stabilitet”, u shpreh ai, ndërsa akuzoi qeverinë për lidhje me krimin dhe trafikun e drogës.

Ndërkohë, kujtojmë se protesta e fundit e opozitës, e mbajtur më 23 mars, u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë përpara institucioneve shtetërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos