“Kontributi i ambasadorëve, thuajse inekzistent”, Rama: Hallka më e dobët e shtetit, diplomacia ekonomike

Nga A2 CNN
8 Shtator 2025, 10:37 | Politikë

“Kontributi i ambasadorëve, thuajse inekzistent”, Rama: Hallka

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Ambasadorëve, pati kritika për pjesën e diplomacisë ekonomike të Shqipërisë, duke e cilësuar si hallkën më të dobët në diplomacinë shqiptare.

“Dua të vë theksin tek domosdoshmëria për të forcuar më tej punën tonë si shërbim diplomatik në rajon në funksion të mbajtjes dhe rritjes së intensitetit të komunikimit, jo thjesht me qeverinë, por me të gjithë aktorët dhe faktorët politikë apo institucional dhe shoqërorë sepse për sa i përket rajonit ne kemi interesat më të mëdha strategjike dhe detyrimin që të jemi promotorët më të vendosur të paqes dhe stabilitetit në të gjithë këtë lagje të Europës. Nuk dua të bëj një listë të të gjitha angazhimeve që Shqipëria ka pasur dhe aktualisht ka apo synon të ketë në tryezat e institucioneve ë ndryshe ndërkombëtare, por dua të theksoj një moment historik dhe sfidues që është ai i organizimit të samitit të NATOS-s në Shqipëri në vitin 2027. Pra, faktikisht më pak se 2 vite nga sot”, tha fillimisht kreu i qeverisë, shkruan A2.

“Një element kyç, që mbetet hallka më e dobët e punës dhe shërbimit tonë diplomatik është diplomacia ekonomike, roli i përfaqësive tona është i dobët, përjashto raste shumë specifike që lidhen me vullnetin e ndonjë ambasadori, kontributi është thuajse inekzistent. Është bërë dhe një konferencë e dedikuar për angazhimin e përfaqësive tona diplomatike, por rezultatet lënë shumë për të dëshiruar, ndërkohë që ky aspekt duhet të jetë prioritar”, shtoi Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos