Kryetari i PD, Sali Berisha, u zotua të reformojë drejtësinë shqiptare e cila, sipas tij, është e kapur. “Kam një dokument ndërkombëtar që thotë drejtësia është e kapur. Nuk jam unë tanimë. Rezoluta e firmosur nga partitë (Popullore Europiane) që kanë 14 kryeministra në Europë, ndër të cilët Kancelari Merz. Është e faktuar që është e kapur. Ne do e çkapim, do ta reformojmë”, tha Berisha në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN.
“Për shkrirjen, shko dhe merr telefonat e Pëllumb Gjokës me bandën në Velipojë. Ai thotë që Rama na ka premtuar se do ta shkrijë në dhjetor SKAP-in. Unë do ta reformojë drejtësinë... “Shkrirja” nënkupton reformim”. (A2 Televizion)