Pika karikimi për automjetet elektrike, Edi Rama dhe Belinda Balluku prezantojnë projektin "OSHEE Charge

Nga Marjo Brakaj
10 Nëntor 2025, 16:14 | Politikë

Pika karikimi për automjetet elektrike, Edi Rama dhe Belinda Balluku

Operatori i Shpërndarjes Elektrike do të ofrojë shërbimin e kërkimit të automjeteve elektrike. Në Unazën Lindore, në hyrje të Tiranë do të ndërtohet një stacion me 10 kulla karikimi, i mbuluar me panele fotovoltaike. Projekti “OSHEE Charge” u prezantua nga zëvendëskryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në praninë e kryeministrit Edi Rama.

“Do të ketë 10 kulla karikimi fast charger ku mund të karikohen për pak minuta 20 makina. Gjithë korpusi I ndërtuar rreth kësaj pike inovatore karikimi është një vend rekracioni innovator. Gjithashtu ka edhe pjesë të tjera që janë të parashikuara për familjet apo moshat e reja për të mos humbur asnjë moment gjatë kohës që presin karikimin e mjetit. Ky projekt është model i qëndrueshmërisë ekonomike dhe energjetike. Synojmë në Tiranë të ngremë edhe 3 pika të tjera”, u shpreh Balluku.

Pjesë e tregut të karikimit të automjetet elektrike do të vijojnë të jenë edhe kompanitë private, të cilat nga 1 nëntori e blejnë energjinë për 22 lekë kwh nga 14 lekë që ishte më herët.

Pika karikimi për automjetet elektrike, Edi Rama dhe Belinda Balluku

“Është prodhuar një treg i pakontrolluar, ku energjia e blerë me 14 lekë rishitet me 40-60 lekë. Sot 254 pika karikimi, me tendencë rritje. Pritet të ketë një konsum 14 milionë kilovat orë në vitet e ardhshme. Për të siguruar konkurrencë të ndershme është miratuar një çmim i veçantë për flotën elektrike prej 22 lekë për kilovat orë, të gjitha këto për subjektet e karikimit. 22 lekë do të blihet energjia nga tregtarët privatë. Nxisim rritjen e flotës elektrike, konsumatorët familjarë do karikojnë mjetet e tyre pranë banesave me të njëjtin çmim që paguajnë energjinë”, theksoi zëvendëskryeministrja Balluku.

Teksa vlerësoi projektin, kryeministri Edi Rama argumentoi se veç rregullimit të tregut do nxitet edhe përdorimi i automjeteve elektrike.

“OSHEE do të ndjekë politikë agresive nxitje duke i dhënë mundësi të gjitha atyre që e karikojnë automjetin e tyre elektrik në parkimin e apartamentit që ta blejnë me të njëjtin çmim që blejnë energjinë për çmimin shtëpiak. Ndërkohë që duke u futur në treg si aktor kryesor OSHEE do të imponojë një rregullim të një tregu ku kemi parë keqkuptime të mëdha, në kuptimin që po ngul disa karikues në rrugë dhe po u jap njerëzve energji me çmim më të lartë”, u shpreh kryeministri Rama.

Nga prezantimi i projektit “OSHEE Charge”, Rama njoftoi edhe për rritjen për punonjësit e OSHEE.

“Punonjësve të OSHEE-së do iu indeksohet paga me 6.1%, rritje për elektricistët dhe inxhinierët. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për 6 mijë e 800 punonjës të OSHEE-së do të ketë një indeksim të pagave me 6.1%. Po ashtu, ai paralajmëroi rritje pagash për elektricistët dhe inxhinierët elektrikë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu se duke filluar nga viti i ardhshëm do të nisë vendosja e matësave inteligjentë të energjisë që do të përmirësojë shërbimin dhe do të ulë humbjet në rrjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos