Koalicioni pro Familjes i kërkon presidentit Begaj mosdekretimin e ligjit për barazinë gjinore

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 16:44 | Politikë

Koalicioni pro Familjes i kërkon presidentit Begaj mosdekretimin e ligjit

Pas protestave pa rezultat para Kuvendit për ligjin e barazisë gjinore, koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës do të vijojë betejën në presidencë për ligjin e miratuar në Kuvend. Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se një përfaqësi e këtij koalicioni do t’i dorëzojë nesër në orën 11:00, presidentit Bajram Begaj kërkesën për Mosdekretimin nga Presidenti të ligjit të Barazisë Gjinore.

“Beteja për ligjin e miratuar në Kuvend për "Barazinë Gjinore" nuk ndalet.  Nesër ora 11:00 një përfaqësi e Koalicionit Shqiptar pro Familjes dhe Jetës do të jetë tek Institucioni i Presidentit për të dorëzuar Kërkesën e Koalicionit për Mosdekretimin nga Presidenti të ligjit të Barazisë Gjinore. Gjithashtu do të bëhet një komunikim për median mbi kërkesën e Koalicionit Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës dhe hapat e mëtejshëm”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos