Pas tensioneve në seancën e fundit plenare, grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendos të mos marrë pjesë në komisionet ku diskutohet projekt/buxheti 2026.Berisha akuzon Ramën për kontroll total mbi Kuvendin, ndërsa deputetët ndahen për strategjinë e rikthimit në jetën parlamentare.
Më herët gjatë ditës, Partia Demokratike përshkallëzoi aksionin e saj duke bojkotuar të gjitha komisionet parlamentare në të cilat u diskutua projektbuxheti i vitit 2026. Vendimi i marrë nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vjen si reagim pas seancës së kaluar plenare e cila u mbyll pa përfunduar diskutime, ku në rend dite ishte edhe ligji për barazinë gjinore që ka shkaktuar jo pak debat mes PS dhe PD.
“Ne nuk bëhemi kurrë vegla të tyre, ne lëmë çdo gjë, shkojmë në Kuvend, ju shkoni çdo ditë në komisione dhe aty mbyll dyqanin ai, merr mesazhin nga Rama, e mbyll ai. Nuk është e Taulantit ajo, Taulanti vetëm përcjell, është njeriu më i keqpërdorur në Shqipëri. Është Rama ai që i bën të gjitha këto”, u shpreh Berisha, raporton A2 CNN.
Përpara se të shkonin në mbledhjen e thirrur nga Berisha shumica e deputetëve kyçën gojën për propozimet që do të jepnin për rikthimin e jetës normale parlamentare normale për opozitën.
“Që prej seancës së parë të parlamentit që shoku Peleshi nuk na lejoji të mbanim fjalën e parë, ne duhet të kishim të shkuar të zyra e tij dhe të ngujoheshim në parlament derisa të na jepej e drejta e fjalës”, u shpreh Korreshi.
Pavarësisht se ndryshoi strategji, duke mbështetur kandidatë të pavarur, opozita sërish mund të quhet se i humbi zgjedhjet e pjesshme, por në PD nuk pranojnë se ka përgjegjësi që i duhet adresuar kësaj partie.
“Kjo nuk ka lidhje me disfatën e opozitës. Ne kemi lozur me një portë. Kjo ishte lojë me një portë”, tha Korreshi.
“Nuk kam asnjë koment për të dhënë, asnjë", u shpreh kreu i grupit PD Gazment Bardhi.
Bujar Leskaj, Edi Paloka, Luan Baçi, Gent Strazimiri dhe Artan Luku nuk morën pjesë në mbledhje. (A2 Televizion)
