Berisha: Edi Rama është bishë e plagosur përfundimisht, ne nuk i ndahemi

Nga A2 CNN
27 Prill 2026, 19:02 | Politikë

Berisha: Edi Rama është bishë e plagosur përfundimisht, ne

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për angazhim maksimal të strukturave të partisë, gjatë një mbledhjeje me kryetarët e degëve, duke theksuar se fokusi kryesor duhet të jetë organizimi dhe mobilizimi i qytetarëve, shkruan A2 CNN. 

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se opozita duhet të vijojë betejën deri në realizimin e objektivave të saj, ndërsa përdori tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi si “bishë të plagosur përfundimisht”.

Berisha: Ua them këto për t’u angazhuar në një diskutim të hapur me çdo shqiptar se duhet të ngrihemi, duhet të vazhdojmë betejën tonë gjer në realizimin e projektit.

Edi Rama, ua them përsëri, është bishë e plagosur përfundimisht.

Të bëjë ç’të dojë, ne nuk i ndahemi.

Të bëjë ç’të dojë, ai nuk ka të ardhme, është i pashpresë, është i humbur.

Përpiqet në të gjitha mënyrat si sharlatan.

Është i gatshëm të shesë gjithçka, të thotë çdo gjë, vetëm e vetëm që të kapet në një fije bari apo në një tjetër.

Por kur vjedh shqiprarët në këtë mënyrë, nuk ke më shpresë.

Ai vërtet e mbylli, vërtet Ballukun e ka në krah se ajo ia ka të gjitha dosjet.

Ai ka 25 vite që vjedh me të që nga bashkia dhe gjer ditën kur iku.

Tani është Oltion Bistri që është bërë asistenti kryesor i Ergys Agasit, sepse Ergys Agasi është i qetë, vazhdon ndërtimet.

Nga ju drejtuesit e degëve të PD kërkohet një përqendrim total në përgatitjen e protestës së ardhshme të datës 8 maj, një takim dhe biseda intensive me qytetarët për t’u shpjeguar atyre se nuk ka dhe nuk ka pasur armik më të egër se Edi Rama për shqiptarët dhe për Shqipërinë.

Së dyti, ju e keni të qartë se për të gjithë ju, për të gjithë ne, kryefjala e të gjithë kryefjalëve është organizim, organizim, organizim.

Ne jemi parti e madhe, ata që e vënë në dyshim këtë, gabojnë.

Por ne kemi pasur një problem, dhe duhet t’i njohim problemet tona, ne nuk jemi marrë në shkallën e duhur me organizimin.

Për një seri, por ne nuk jemi ata që kemi përkushtuar në shkallën e duhur energjitë, përqendrimin tonë.

Ndaj dhe sot dhe çdo ditë, kryetarët, anëtarët e kryesive, drejtuesit e qarqeve, koordinatorët, kryetarët e grup seksioneve, kanë detyrën më të rëndësishme, organizimin, riorganizimin e kësaj partie, nga seksionet, gjer në drejtimet kryesore.

Edhe kjo është e domosdoshme për t’u përballur me situatën e krijuar.

Edi Rama është në pozitë të vështirë, nuk del më nga ky qerthull.

Edi Rama del nga ky qerthull vetëm po e lamë ne.

Vetëm po pranuam ne që ai të dalë.

Se ai nuk mund të dalë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos