“Bufi thotë 7x7 bëjnë 6 mln”, Rama pyet PD-në: Të kujt janë paratë e lobimit në SHBA?

Nga A2 CNN
2 Maj 2025, 17:08 | Politikë

“Bufi thotë 7x7 bëjnë 6 mln”, Rama pyet PD-në:

Kontrata 6 milionë dollarëshe e Partisë Demokratike për lobim në SHBA u bë sërish kryefjalë e takimeve elektorale të kryeministrit Edi Rama.

Nga takimi përmbyllës i fushatës në Burrel, shefi i qeverisë i shigjetoi rivalët e tij, duke ngritur pyetjen se të kujt janë paratë që do të paguhen në 3 vite për rregullimin e imazhit të PD.

Ne nuk kishim parë gjë akoma. Tani ka dalë bufi dhe thotë 7×7, baraz me 6 milionë. E keni dëgjuar. Aq bëjnë po nuk janë të miat. Po të kujt janë? Të patriotëve. Janë disa patriotë që nuk i njoh, por jua ka le në zemër që të luftojnë për Shqipërinë. Të hedhin 6 milionë, por garant duan Partinë Demokratike. Megjithatë, kjo është histori më vete”, tha Rama.

Sipas shefit të qeverisë lobimi i PD është “një dardhë që ka një bisht shumë të gjatë që do dalë mbrapa”. “Jam i sigurt për këtë”, theksoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos