Dash Shehi përplaset me Telitin: S'ka banda mes Tiranës, mos ja fut kot tani

Nga A2 CNN
20 Tetor 2025, 21:18 | Politikë

Dash Shehi përplaset me Telitin: S'ka banda mes Tiranës, mos ja

Përplasje e ashpër në studion e “Off the Record” mes Dashamir Shehit dhe Dorian Telitit për situatën në të cilën ndodhet opozita sot, por edhe vendi.

E teksa Teliti fajësoi mazhorancën për vjedhje votash, korrupsion e përdorimin e bandave, Shehi u shpreh në Off The Record me Andrea Dangllin se opozita duhet të heqë dorë nga justifikimet, pasi në këtë mënyrë është dorëzuar.

Pjesë nga debati

Shehi: I bie që të mos merremi më me zgjidhje.

Teliti-Jo duhet ti vejmë gishtin mazhorancës.

Shehi: Jo një gisht, por 10 gishtat. A ka mundësi t’i nxjerrim dhe sytë? Më fal po nuk bëhet kështu si thua ti “edhe ne kemi gabime e duhet të përmirësohemi”. Ku jemi këtu në katekizëm?

Teliti: Po çfarë të them?

Shehi: Duhet parë nga vjen e keqja.

Teliti: Vidhet vota, blihet vota. Si ta luftojmë. Vetë thua nuk kanë rëndësi programet kur përballë kemi horrat.

Shehi: Opozita ka qenë dhe në rrethana të tjera, këto kanë qenë dhe kanë fituar. Banda mes Tiranës nuk ka…

Teliti: Dil në Farkë dhe Ndroq dhe shih.

Shehi: Çfarë do të më tregosh Shqipërinë.

Teliti: Po në Fier ka, Lezhë, Kukës, Malësi të Madhe, këto janë votat.

Shehi: A do të bësh politikë???? Atëherë e mbyllim dyqanin…

Teliti: Ti heqim këto që me moshë ke të drejtën e vërtetës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos