Gazetari Lavdrim Lita i ka kërkuar Partisë Demokratike që të marrë përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve të 11 majit dhe të bëjë analizë të thellë me strukturat. Në një debat të ashpër me këshilltarin e djathtë të Bashkisë Tiranë, Dorian Teliti, në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, Lita tha se opozita gradoi si drejtues qarqesh humbësit e Lulzim Bashës.
Sakaq, Teliti e pranoi se opozita ka nevojë për përmirësim, por e sfidoi Litën duke thënë se kushdo intelektual të garojë në qarqe përballë bandave të pushtetit, do ta humbte betejën.
DEBATI:
Teliti: Kemi një pjesë të shoqërisë ne sidomos këtu në Tiranë që e kemi këtë kurajo por kur shkon në për rreth zotëri nuk e kanë këtë kurajo për të garuar.
Lita: Kë çuat ju nëpër rrethe për drejtues qarqesh. Sepse së pari ti e bën sikur je viktima. Por ti je bashkëpërgjegjës në këtë. Sepse drejtuesit politik të Lulzim Bashës ti i çove drejtues politik të Sali Berishës. Ishin të njëjti humb3ës që ti i gradove me humbje. Sa më shumë humbje ti e çove drejtues të Grupit Parlamentar. Jo, jo se janë shumë gjëra për të thënë. Mos e kaloni me këtë fjali që kemi nevojë për p[përmirësim. Jo pra duhet të merrni përgjegjësi, ju akoma s’keni bërë analizë.
Teliti: Kemi dhe ne për të përmirësuar tonat. Donald Trumpin të çosh atje... Ore dëgjon mua? Ça përgjegjësi të mbaj unë. Do ta bëjmë analizën, e di ti këtë apo e dimë ne. Po bën retorikë kot tani. Ule zërin pra. E vërteta thuhet me zë të qetë. Donald Trumpin të vije para bandave, fitojnë bandat o zotëri.
Lita: Po lëre mo se e di unë atë analizën që bëni ju. Duhet përgjegjësi politike more zotëri. Se ngelet duke na gënjyer. Drejtuesit politik që humbën ju sa më shumë humbin ju i çoni prap në krye. Kjo është kundër interesit tënd. Ti di gjëra e nuk i thua. Ti s’do dalësh kurrë në fron të parë sepse do emërohen këta që humbin. Pse i mbron ti këta? Ndryshojë këtë kulturë politike.
Teliti: E the pesë herë, nuk mbroj njeri unë. Se janë të aftë të mbrohen vetë ata. Që ne kemi nevojë për përmirësime, patjetër që po, e përsëris edhe njëherë.
(A2 Televizion)