Një deklaratë e Klevis Balliut, ku u shpreh se opozita nuk i ka armët e mjaftueshme për të ribërë reformën në drejtësi, ndezi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, një debat mes deputetit të PD dhe ish-ligjvënësit socialist Petro Koçi.
“Ky është problemi që ka opozita, se ne nuk e kemi armët e mjaftueshme”, tha Balliu në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN duke iu referuar votave që duhen për të bërë ndryshime të rëndësishme në drejtësi.
Pas kësaj deklarate të tij, Petro Koçi u shpreh me ironi se opozita ka ende në dorë “armët e 14 shtatorit”. Balliu ia ktheu duke thënë se ka qenë një deputet i PS, ai që ka bërë atentat me armë në Parlament ndaj një ligjvënësi opozitar.
DEBATI:
Klevis Ballu: Ky është problemi që ka opozita, se ne nuk e kemi armët e mjaftueshme. Ne nuk i kemi votat për ta hedhur poshtë. Ky është problemi që ka opozita. Nëse kemi votat për një seri çështjes që ne duam të ngrejmë dhe duam të zgjidhim që normalisht duhet të donte dhe qeveria që është e habitshme që s'do. Se në qoftë se e shikon që ka problem sistemi i drejtësisë zotëri lëviz se ke detyrim ndaj shtetit jo ndaj partisë. A e shikon që do 20 vjet të ndahen dy veta? Do të divorcohesh sot ti në Shqipëri nuk divorcohesh dot.
Petro Koçi: Unë besoj se po sepse u bë komisioni dhe ata nuk erdhën. Këta kanë armët e 14 shtatorit vëlla, armë kanë këta po... U ngrit një komision. U ngrit një komision i cili u refuzua herën e parë nga opozita. Pra nëse është ky vullnet është një çështje që duhet riparë.
Klevis Balliu: Më fal se më thonë për këtë punën e 14 shatorit që mos t'i hyjmë këtyre muhabeteve të armës... E vetmja parti që i ka bërë atentat deputetëve në parlament është partia juaj. Ne armë nuk njohim. Armët i keni në partinë tuaj. Keni dashur gjithmonë edhe tani me kriminel rrini, me kriminel keni qenë, vazhdoni aty. Kështu që armët ne mos na i drejtoni. Unë flas për armë, unë du votën. Unë dua votën. Ju mbani Suel Çelën ne duam kartonat. Ju mbani Troplinët, ne duam kartonat. Ju mbani. Ne duam kartonat, ne duam votën. Ne kemi këtë proces për votën. Për armë një parti ka bërë atentat brenda në parlament dhe jeni ju. S'ka parti tjetër. Partia deputeti i kësaj partie. (A2 Televizion)