Deputetët rinisin punën, Balla “i shtrin dorën” opozitës për reformat drejt BE

Nga Armend Pire
8 Shtator 2026, 22:27 | Politikë

Sesioni i ri Parlamentar nisi i qetë. 1 mijë e 600 forca policore u kujdesën që në kostumet dhe veshjet e ligjvënësve këtë herë mos të kishte vezë të hedhura nga protestuesit.

Në sy ranë dy momente, ulja e deputetes Mariana Koçeku, larg grupit parlamentar të PS, dhe pamja e re e deputetes se Fierit Zeqine Caushi.

Pasi u këndua himni kombëtar, kryeparlamentari Niko Peleshi i kujtoi deputetëve se premtimet nuk duhet të lihen në letër, port ë zbatohen në praktikë.

Në gjuhën e kryeparlamentarit ishte dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili kërkoi që opozita të mbështesë qeverinë në reformat që e çojën Shqipërinë drejt BE.

Dora e shtrirë u refuzua nga sekretari i Partisë Demokratike Flamur Noka. Parlamenti zgjodhi edhe nënkryetaren e re, pas largimit të Klodiana Spahiut drejt ministrisë së shëndetësisë.

PD e bojkotoi këtë porces dhe u largua nga salla gjatë votimit. Ashtu siç hynë edhe dolën nga Parlamenti. Deputetët nuk u prekën nga vezët e protestuesve, përveç xhamit të makinës së deputetes socialiste Briseida Çakerri.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos