Protesta, aktivisti: Me ardhjen e diasporës do të bëjmë bllokimin total të Tiranës

Nga A2 CNN
8 Shtator 2026, 21:49 | Politikë

Aktivisti Ilir Xhemalaj paralajmëroi se me ardhjen e diasporës në datat 12-17 shtator do të tentohet një bllokim total i Tiranës dhe i kryqëzimeve kryesore të kryeqytetit.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Xhemalaj theksoi se kjo është një nga format kryesore të mosbindjes civile që do të realizohet.

Mosbindja civile ka shumë forma të saj. Forma që ne mund të zbatojmë është bllokimi i kryqëzimeve që u bë edhe pak më parë. Aktualisht është bllokuar aksi ndërmjet piramidës…Ne do t’i bllokojmë fare akset e Tiranës. Do bllokojmë Kryeministrinë. Si mund të protestojë qytetari në një shtet demokratik, në një shtet ligjor, kur ti e heq nga trotuari ku ka marrë leje për të protestuar, edhe thotë dil andej, sepse kështu më do kokrra e qejfit mua! Do bllokojmë kryqëzimet, ministritë. Këto janë format që ne mund të realizojmë. Ka edhe forma të tjera, mospagimi i dritave, ujit, por që ne s’e realizojmë dot atë. Gjithmonë kemi hapur rrugën për ambulancat. S’kemi bllokuar autobusë. Në 12-17 presim të vijë diaspora dhe me masivitetin që do krijohet, do bëjmë një bllokim total të Tiranës. Qytetarët pakënaqësinë do ta shprehin në atë shesh”, tha Xhemalaj.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos