Kreu i Brain Gain në PD, Tedi Kopliku, duke komentuar protestën qytetare theksoi se nuk duhen futur në një thes të 140 deputetët në Kuvend, duke theksuar se mes tyre ka edhe patriotë.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Kopliku vuri në dukje se kryeministri Rama po sillet si barbar me të gjithë dhe e ka nxjerrë gjithë shtetin në shitje.
“Edhe kjo pankartë fut në një thes njerëz që janë patriotë aty. Unë mendoj që në Parlament ka edhe patriot, s’janë të gjithë maskarenj. Sigurisht që shqiptarët janë të shkelur prej 13 vitesh, disa mendojnë edhe më shumë se kaq, nga padrejtësitë që u janë bërë. Por s’mendoj se mund të futen të gjithë aty. Por protestat s’mund të jenë logjike. Duhet t’i ngremë disa pikëpyetje vetes, edhe PD, por mbi të gjitha një parti që ka nxjerrë gjithë shtetin në shitje. Shteti është komplet i personalizuar, kjo s’ka ndodhur në 36 vite, është një specifikë ekskluzive e z.Ramës. Në 13 vite PD ka bërë denoncimet më të mëdha në këtë vend, por në propagandën e Ramës thuhej, që ne s’jemi më të mirët, por shiko kë kemi përballë. Kjo s’më pëqlen te protesta, që është disproporcionale”. (A2 Televizion)