Gazetari Mentor Nazarko mendon që mazhoranca socialiste ka interes që protesta qytetare të përshkallëzohet.
Duke folur në një lidhje Live për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Nazarko thotë se kjo është arsyeja pse Edi Rama po viktimizohet.
Nazaro vë në dukje se protesta ka shumë ngjyra brenda saj, që nga një anë i japin fuqi dhe nga ana tjetër pamundësi për zgjidhje të shpejtë.
“Mazhoranca ka interes që protesta të arrijë në nivele përshkallëzimi që e negativizojnë atë, qoftë në sytë e opinionit publik, qoftë në sytë e opinionit ndërkombëtar. Gjithë problemi është te sensi i masës. Kjo është arsyeja përse Rama apo qeveria po bën viktimën, apo viktimizohet. Nuk mund ta shikoj ngjarjen që po zhvillohet në bulevard bardhezi. Edhe protesta ka shumë ngjyra. Shumëngjyrësia e saj është edhe fuqia e saj, por është edhe burim i një pamundësie për një zgjidhje të shpejtë”. (A2 Televizion)