“Dibra, lagje e Tiranës”, Rama: Këneta ka hapur fjalë që nuk e dua veriun, gënjeshtër!

Nga A2 CNN
2 Maj 2025, 22:10 | Politikë

Kryeministri Edi Rama i cilësoi të pavërteta akuzat e opozitës se nuk ka kryer investime në veri të vendit.

Nga Dibra ai renditi punët e realizuara, teksa meritën për Rrugën e Arbërit ia dha zv/kryeministres Belinda Balluku, të cilën e vlerësoi edhe për arritjet e mëparshme të PS-së në këtë qark.

“Deri në Tiranë e keni të shtruar rrugën dhe jeni lagje e Tiranës. Për të qenë deri në fund i vërtetë me ju, dua ta ndërpres fjalën sepse vërtet kjo rrugë ka qenë fiksimi im, por pa dikë që i ka ndenjur mbi kokë, ditë e natë, dhe që ka qenë xhandar në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe që për herë të parë e ka nxjerrë fituese në të gjitha bashkitë Partinë Socialiste, nuk do ia dilnim dot që ta realizonim të gjithën në kohë dhe me cilësi. Kështu që, dua t’ia jap fjalën Belinda Ballukut”, tha Rama.

Në fjalën e saj, Balluku tha: “Dibra ime! Ju dua shumë dhe meritoni çdo të mirë. Ju do të sillni 4 deputetë në Parlamentin shqiptar, ashtu siç i ka hije çdo dibrani që ta tundë këtë vend dhe t’u tregojë të gjithëve se ne dimë të zgjedhim. Zgjedhim Shqipërinë europiane”.

Pasi rimori fjalën, Edi Rama tha se “këneta ka hapur fjalë se nuk dua veriun, por nga investimet që kemi bërë në qarqet e veriut, më pak të investuara nga qeveritë e kënetës janë ato që i kanë dhënë më shumë besim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos