
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot diskutime lidhur me bashkimin e Vlorës me Selenicën, në kuadër të riorganizimit të njësive vendore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se, kjo nismë synon “fuqizimin ekonomik dhe social të komuniteteve, racionalizimin e burimeve njerëzore në nivel vendor”, si edhe përgatitjen e strukturave vendore për administrimin e fondeve që do të vijnë në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Vlorë - Diskutim për bashkimin Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve, racionalizimit të burimeve njerëzore në nivel vendor, si edhe përgatitjes për punën me fondet e anëtarësimit në BE”, shkruan Rama në rrjetet sociale. (A2 Televizion)