
Po zhvillohet këtë të shtunë protesta kombëtare, e 105-ta në radhë kundër qeverisë.
Tubimi nisi në sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe Kryeministrisë.
Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit, mes tyre “Dorëheqje”, “Edi Rama ka mbaruar” dhe “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”.
Protesta e sotme është cilësuar si një tubim mbarëkombëtar, pasi në të janë bashkuar edhe shqiptarë që jetojnë në diasporë. (A2 Televizion)