Reforma Territoriale, Rama bashkëbisedim me banorët e Vlorës dhe Selenicës

Nga Edi Ruçi
12 Shtator 2026, 16:11 | Politikë

Reforma Territoriale, Rama bashkëbisedim me banorët e Vlorës dhe

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Vlorë, ku po zhvillon një takim me strukturat e Partisë Socialiste dhe përfaqësues të pushtetit vendor të Bashkisë Vlorë dhe Bashkisë Selenicë.

Në takim marrin pjesë gjithashtu qytetarë të dy bashkive, ndërsa në fokus të diskutimeve është Reforma Territoriale.

Takimi zhvillohet në një kohë kur Bashkia e Selenicës ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj propozimit për shkrirjen e saj dhe bashkimin me Bashkinë e Vlorës, në kuadër të riorganizimit të njësive vendore.

Rama është pritur në Vlorë nga drejtuesi politik i PS-së për qarkun, Bledi Çuçi, ministri Demo, si dhe z. Mazniku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos