“Indeksimi i pagave nga 2023”, Rama reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative

Nga A2 CNN
12 Shtator 2026, 20:50 | Politikë

Kryeministri Rama pati një tjetër reagim lidhur me bllokimin e pagave të magjistratëve. Kësaj radhe shkak vendimi i Gjykatës Administrative qe urdhëroi Ministrinë e Financave dhe degën e thesarit të Tiranës të zhbllokojë menjëherë pagat për gjyqtarët dhe administratën e Gjykatës së Posaçme të shkallë së parë, si edhe për Gjykatën e Durrësit.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Rama ka shkruar se me sigurimin e padisë, Gjykata Administrative bëhet e para gjykatë në historinë botërore, që sipas tij jo vetëm kërkon rritjen e menjëhershme të pagave me 51% për gjykatësit, por edhe rritjen e pagave ‘të prapambetura’, që nga prilli i vitit 2023.

Rama thekson se Gjykata Administrative pretendon se pagat e magjistratëve duhet të ishin rritur që në prill të vitit 2023, aq sa sipas tij duan t’i rrisin vetë tani.

Në një reagim të kreut te grupit parlamentar demokrat, gazmend Bardhi tha se kryeministri Rama po përpiqet t'ja faturojë Gjykatës Administrative, ndërkohë që sipas tij, ky detyrim është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese në vendimin e shkurtit 2026, duke përcaktuar madje edhe formulën mbi bazën e të cilës përllogaritet pagesa e prapambetur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos