
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, rikthehet sot në Shqipëri pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një grup simpatizantësh demokratë janë mbledhur në Rinas për të pritur kreun e selisë blu. Ata mbajnë në duar flamurin e Partisë Demokratike dhe flamurin e SHBA.
Gjatë takimeve në SHBA Berisha ka ngritur shqetësime në lidhje me ndikimin e krimit të organizuar dhe parave të drogës në politikë dhe proceset zgjedhore në Shqipëri.
(A2 Televizion)