“Diskutoni më pak historinë”, Dervishi: Tirana nuk ka ujë, parkime, ka trafik, të pyesim për programin e kandidatëve

Nga A2 CNN
8 Tetor 2025, 21:41 | Politikë

“Diskutoni më pak historinë”, Dervishi: Tirana nuk ka

Gazetari Lutfi Dervishi ishte i ftuar në Off the Record me Andrea Dangllin ku u diskutua në lidhje me kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë.

Për gazetarin Dervishi, njerëzit nuk duhet të merren me histori politike, por të shohin programet e kandidatëve për zgjidhjen e disa problemeve kryesore që ka kryeqyteti që janë mungesa e ujit, parkingjeve, trafiku i rënduar etj.

“21 vite bashkinë e Tiranës e ka qeverisur PS. Duhet të diskutojmë më pak për historinë dhe të merremi me problemet e këtij qyteti. Jemi në një kryeqytet që nuk ka ujë, ka probleme trafiku, nuk ka parkime, parqe, ke problem strehimin. Çfarë projekti dhe me çfarë premtimi do vijë. Tirana ka ndryshuar, por ka probleme ekzistenciale. Ka vetëm një park.

Ne themi inteligjenca artificiale dhe nuk ka ujë. Është qytet i paralizuar. Dy dekada për të bërë 20 km. Ku po shkojmë me kullat, me forcimin e tmerrshëm të lekut që po shkatërrojmë euron dhe dollarin. Si është kostoja e jetesës. Inflacioni është i ulët thotë ai, por djathi ka vajtur 17 mijë lekë”, tha Dervishi në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos