"Drejtësia ishte kapur nga analfabetizmi", zyrtari i PS: Ligji 7501 njohu zaptuesin dhe jo pronarin

Nga A2 CNN
8 Tetor 2025, 20:49 | Politikë

"Drejtësia ishte kapur nga analfabetizmi", zyrtari i PS: Ligji

Për zyrtarin e Partisë Socialiste, Alfred Muharremi është ligji i famshëm 7501 ai që ka sjell problemet më të mëdha në sistemin e drejtësisë dhe uljen e besueshmërisë së opinionit publik ndaj tij.

I ftuar në “Off the Record”, përpara gazetarit Alfred Muharremi, këshilltari socialist u shpreh mes të tjerash se sistemi i drejtësisë për vite të tëra ka qenë i kapur nga analfabetizmi, me prokurorë dhe gjykatës që kishin bërë një kurs 6 mujor.

“Sistemi i drejtësisë ka qenë i kapur nga analfabetizmi, i lidhur me politikën. Dhe ky akt është pasojë e një politike të shfrenuar në vitet postkomunizëm. Sot kolaterali më i madh është ndërtuar nga disa njerëz që e kanë njollosur rolin e drejtësisë dhe këta kanë qenë të lidhura me opozitën sot. Problemet më të mëdha në drejtësi vijnë për shkak të problemeve me pronat.

Këto probleme do të vijojnë gjithë jetën deri sa 7501 të jetë në fuqi. Ky ligj njohu zaptuesin dhe jo pronarin. Kishim prokurorë e gjyqtarë që bënin 6 muaj kurs e jepnin vendime makabër. Ky pastrimi që është bërë në themel ka sjell këtë paralizën që do të ketë dhe 20 vite vështirësi. Kjo është një reformë e vështirë pasi kemi të bëjmë me institucione të pavarura”, tha Muharremi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos