“Florian Binaj është një kandidat konsensual”, Koka: Opozita e fitoi sfidën e bashkimit në Tiranë

Nga A2 CNN
8 Tetor 2025, 21:12 | Politikë

“Florian Binaj është një kandidat konsensual”, Koka:

Për gazetarin Bledian Koka, kandidatura e Florian Binaj tashmë mund të konsiderohet konsensuale pasi ka fituar mbështetjen e të gjithë palëve, madje edhe të atyre që kërkonin një personazh më politik për zgjedhjet e pjesshme lokale.

Në emisionin “Off the Record”, gazetari Koka shtoi se me këtë kandidaturë, opozita tashmë e kaloi sfidën e parë dhe më të rëndësishme që është ajo e bashkimit.

“A do të jetë Tirana tentativa e PD për tu rishpikur. Një sfidë e parë u fitua. Përzgjedhja e një kandidati që ka marrë mbështetjen e të gjithëve. Një kandidat që vjen nga vokacioni qytetar, nga dinjiteti qytetar. U krijua një proces negocimi që sot nxori një kandidat, i cili sot është konsensual.

Edhe ata që donin tjetër thanë nuk është kandidat I keq. Edhe në 2023 PD iu bë presion për një kandidat jo shumë politik dhe sa më pranë qytetarëve.  Sot jemi te kjo pikë. Sfidën e parë që kishte opozita për t’u bashkuar në Tiranë e fitoi”, tha Koka në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos