PS çdo të premte dëgjesë me qytetarët, Rama: Askush nuk do të rrijë pa përgjigje

Nga A2 CNN
4 Shtator 2026, 19:42 | Politikë

PS çdo të premte dëgjesë me qytetarët, Rama: Askush

Partia Socialiste ka nisur këtë të premte në orën 17:00 nismën “Prania Besnike”, e cila do të zhvillohet çdo javë në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend në të gjithë Shqipërinë. Lajmin e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale kryeministri dhe njëkohësisht kreu i selisë rozë Edi Rama, sipas të cilit çdo njësi administrative dhe zonë urbane do të ketë një takim të tillë një herë në muaj.

Sipas Ramës “Prania Besnike” është një hapësirë neutrale, ku qytetarët mund të paraqesin individualisht hallin, ankesën apo kërkesën e tyre, pa kamera dhe pa pasur nevojë për teserë partie.

Përfaqësuesit socialistë do të mbajnë shënim shqetësimet e qytetarëve, do t’i adresojnë ato zyrtarisht pranë institucioneve përkatëse përmes deputetëve, ndërsa premton se askush nuk do të rrijë pa marrë përgjigje.

Postimi i Ramës

Sot në 17.00 ka nisur në të gjithë Shqipërinë Prania Besnike e Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet çdo të premte, në të njëjtën orë dhe të njëjtin vend, gjithnjë të premten në orën 17.00.

Çdo njësi administrative e Shqipërisë zonë urbane sipas brenda qyteteve më të mëdha, do të ketë praninë e vet besnike një të premte në muaj.

Prania besnike është vend neutral. Hyhet pa kamera dhe pa tesër partie. Nuk është mbledhje po dëgjesë individuale e hallit, ankesës, kërkesës. Mban shënim, adreson institucionet zyrtarisht përmes deputetit dhe sigurohet që qytetari merr përgjigje. 

Nuk premton zgjidhje, po zotohet se asgjë nuk do të mbetet pa u adresuar dhe askush pa marrë përgjigjen që i takon me ligj e me zakon.

PRANIA BESNIKE të dëgjon dhe BESA të thotë më kontrollo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos