Gara për Tiranën 'përplas' PD dhe PS në derën e hotelit

Nga A2 CNN
27 Shtator 2025, 12:20 | Politikë

Gara për Tiranën 'përplas' PD dhe PS në derën

Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Ilir Alimehmeti kanë nisur takimet me krerët e partive të tjera opozitare, për të negociuar mbi emrin e kandidatit që do të garojë përballë Ogerta Manastirliut në Bashkinë e Tiranës.

Gazetarja e A2 CNN, Arestina Skënderi, është shprehur se takimi mes tyre është mbajtur në një ambient privat dhe sipas saj, krejt rastësisht para tyre në të njëjtin ambient ishin edhe drejtuesja e fushatës së PS në Tiranë, Belinda Balluku dhe kandidatja Ogerta Manastirliu.

Skënderi tha se Balluku dhe Manastirliu ishin në atë ambient për të marrë pjesë në një takim për fuqizimin e grave, por shtoi se teksa u pyetën nga gazetarët për garën në bashki, u shprehën të gatshme të përballen me opozitën.

Skënderi tha gjithashtu se deri më tani, subjektet politike që kanë pranuar të bashkëpunojnë me PD-në janë PAA dhe PR, ndërkohë që Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit është shprehur kategorikisht kundër bashkëpunimit.

“Ka qenë një rastësi mes mazhorancës dhe opozitës sa i takon takimeve në një ambient privat, aty ku pritet që diskutimet kryesore pritet të jenë rreth kandidaturës së opozitës për Bashkinë e Tiranës.

Në fakt Balluku sëbashku me Manastirliun kanë qenë në një takim për fuqizimin e grave dhe që nuk ka pasur të bëjë për Bashkinë e Tiranës, por kemi pasur rastin t’i pyesim për këtë të fundit, ku kanë theksuar me ironi se opozita janë shumë të aftë për të gjetur kandidatin, ndërkohë që ne i kemi përballë dhe i presim në garën për Bashkinë e kryeqytetit.

Ndërkohë siç ka theksuar edhe Berisha, është ngritur grupi i punës ku është Këlliçi, Alimehmeti dhe Flamur Noka, të cilët të tre së bashku do të takojnë zotin Duka dhe zotin Mediu për të bërë të mundur bashkimin e opozitës për të dalë me një kandidaturë në zgjedhje.

Ndërkohë që sa i përket partive të tjera, partive të vogla që nuk janë aleatë të PD-së, dimë që zoti Qori ka refuzuar në mënyrë kategorike që t’i bashkohet këtij grupi pune. Ndërkohë të tjerët nuk kanë dhënë një përgjigje të qartë”, tha mes të tjerash Skënderi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos