Gara për Tiranën, Salianji i hap rrugën Arlind Qorit: Të lëmë pas ndarjet ileologjike

Nga A2 CNN
26 Shtator 2025, 21:53 | Politikë

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, në ÇdoKënd me Merita Haklaj në A2 CNN, ka folur për mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Bashkë të Arlind Qorit në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës.

Salianji theksoi se në këto zgjedhje ndarjet ideologjike nuk kanë rol të madh. “Këto janë zgjedhje administrative për të cilat mund të gjendet dakordësia edhe me parti që ideologjikisht pak na puqin,” tha ai. Sipas tij, edhe Qori vetë ka përmendur se sistemi është i kapur dhe se ekziston një regjim, duke bërë që vijat ideologjike dhe ndarjet tradicionale të bien në sfondin e nevojës për bashkim.

Ish-deputeti nënvizoi se prioritet është rrëzimi i Partisë Socialiste, duke bërë këtu një krahasim me Partinë e Punës, dhe pas këtij objektivi mund të diskutohet për mënyrën më të mirë të veprimit me të gjitha palët. “Ka një kohë kur bashkohesh dhe një kohë kur ndahesh. Të rrëzojmë njëherë Partinë e Punës dhe të diskutojmë pastaj me njëri-tjetrin kush është rruga më e mirë,” tha Salianji.

Ai theksoi gjithashtu se PD duhet të përshpejtojë negociatat me partitë e tjera dhe të gjendet dakordësia për një emër të përbashkët, duke shmangur llogaritjet individuale dhe duke u fokusuar te fitorja e zgjedhjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos