Statuti i Rithemelimit të Partisë Demokratike duket se e ka humbur frymën e 11 Dhjetorit 2021. Analizë për humbjen e zgjedhjeve të 11 Majit ende nuk ka dhe ndërkohë dhe koncepti i garës nuk është më ai i promovuari më parë.
Kjo përsa kohë drejtimin do të vazhdojë ta mbajë Sali Berisha, kur nuk e konsideron dorëheqjen, por deklaron se do të kandidojë edhe për një mandat tjetër.
Përballë këtij modeli vjen një i ri nga ‘Brain Gain’’, departamenti më vibrant i fushatës zgjedhore, e cila nuk çoi asnjë prej protagonistëve të saj në Kuvend.
Tre vite pas themelimit dhe drejtimit nga Andi Mustafaj, me dorëheqjen e tij, Neada Stana dhe Ted Kopliku, kërkojnë kreun e Departamentit. Në A2CNN ata shpalosën platformën e tyre, ku fokusin vendosin nevojën për të hapjen e Partisë Demokratike.
Dy kandidatët flasin edhe për aksionin e Partisë Demokratike, a janë dakord ata me mënyrën e të bërit politikë nga lidershipi i partisë.
Zgjedhjet për departamentin e Brain Gain do të zhvillohen në datën 26 Tetor. Votimi do të jetë i fshehtë dhe online mes anëtarëve të Brain Gain, pas një debati që dy kandidatët do të bëjnë përballë anëtarëve. (A2 Televizion)