"I ke mbajtur pishtarin kryetarit"- Rada shpërthen keq ndaj Xhelal Mziut: Pse idiotë janë 53% e votuesve?

Nga A2 CNN
15 Shtator 2025, 21:32 | Politikë

Një debat i ashpër është zhvilluar mes deputetit demokrat dhe gazetarit Ardit Rada në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

Mziu i ka kërkuar gazetarit që të hedhë sytë nga qeveria dhe të mos sulmojë opozitën, ndërsa Rada iu drejtua duke i thënë: “I ke mbajtur pishtarin kryetarit”.

DEBATI:

Rada: Ju jeni bashkë atje të gjithë. Se po të mos ishit bashkë se bënit këtë Kod Zgjedhor

Mziu: Bashkë je ti, krimi dhe Rilindja

Rada: Filloni tani thoni jo po s’na lanë neve të flisnim. Këto s’janë muhabete parlamenti more zotëri. Po këto janë pasojat e listave të mbyllura. Janë pasojat e shërbimeve që ju keni bërë ju kryetarëve, që ju keni mbajtur pishtarin për hallet e veta personale

Mziu: Ore ky nuk është në terezi, ose po ja sjellin tani me telefon. Ai e ka mendjen tek shahu se po pret me lujt shah

Rada: Po pse mor kur ka dalë rroga ndonjëherë herë në këtë vend. As rroga e shtetit dhe e privatit, më tregon ti mua shifrat. Me 53% e popullit që ka zgjedhur qeverinë është idiote, ndërsa ky 39% janë ata intelektualet që na vijnë vërdallë si xhebraili. A e kuptoni çfarë flisni? (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos