"Ministri qokash!" Xhelal Mziu sulmon Bajram Begajn: President kukull, dekretove Diellën

Nga A2 CNN
15 Shtator 2025, 20:37 | Politikë

"Ministri qokash!" Xhelal Mziu sulmon Bajram Begajn: President kukull,

Përfaqësimi i ministrive të kabinetit “Rama 4”, për deputetin demokrat Xhelal Mziu është në nivelin më të ulët. Në studion e “OFF the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Mziu akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka krijuar ministri qokash. Duke sjellë në vëmendje ministren virtuale Diella, deputeti demokrat shigjeton presidentin Begaj që e dekretoi, ndërsa e quan rast të paprecedentë. Rezerva ka edhe për ministren e Shëndetësisë.

“Po të shohësh dhe ministritë ka krijuar ministri qokash. Nëse do shohësh ministritë pa portofol i ka krijuar enkas për persona të veçantë ashtu siç ka bërë edhe rokadë të personave që janë anonimë, por që janë kopje e keqe e Diellës. Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala është sorosiane. Ministritë që ka kompozuar dhe përfaqësimi i këtyre ministrive është në nivelin më të ulët ka vegla të bindura që janë analoge me Diellën, që është rast i paprecedentë jo vetëm për Shqipërinë dhe kukulla për president e mbylli në kohë rekord certifikimin dhe certifikon Diellën”, u shpreh Mziu në A2 CNN.

Sipas tij si Diella dhe heqja pas 20-vitesh e opozitës nga komisioni i integrimit, bëhet me qëllim për konsum politik për të hequr vëmendjen nga zgjedhjet, që sipas Mziut janë thelbi i konfliktit.

“As Diella dhe as komisioni i integrimit pavarësisht se janë hedhur në tryezën e debatit pë konsum publik është çështja e zgjedhjeve thelbi kryesor i konfliktit dhe Rama si mjeshtër i kapërdimeve për të tërhequr vëmendjen ka bërë përmbysje të komisioneve që kishin një historik. As Rama nuk e di kush do jenë kompetencat e këtyre kom. Dhe heqja e komisionit të integrimit që kishte histori 20-vjeçare që drejtohej nga opozita, sfumohet është heqje e të drejtës së opozitës është prishje e një marrëdhënie pluraliste që ka ndodhur për më shumë se 20 vite dhe kush është argumenti që ka kompozuar komisionet? Aq më tepër duke përdorur si makijazh të dy apo 3 komisioneve. Pra është absurde”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos