"Pse djersin o patronazhist", Xhelal Mziu përplaset me zyrtarin e PS

Nga A2 CNN
15 Shtator 2025, 20:49 | Politikë

Këshilltari socialist i Bashkisë së Tiranës, Alfred Muharremi dhe deputeti demokrat Xhelal Mziu janë përfshirë në një debat të ashpër sa i përket skemës së shpërndarjes së ndihmës ekonomike në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

Pas përplasjes në nivel shifrash, debati degradoi në nivel personal, me Mziun që e quajti Muharremin, një patronazhist.

DEBATI:

Muharremi: Kur ka pasur drejtimin e qeverisë PD abuzonte me më të vobektit dhe ju e dini fare mirë se me reformën e re në 2014 që ju bë sistemit të ndihmës ekonomike, 40 mijë njerëz të cilët ishin me vendimet e Këshillave Bashkiakë...

Mziu: Dhe sa familje trajtohen me ndihmë ekonomike dhe sa është masa e ndihmës ekonomike sot? Unë të sugjeroj që ti të mos flasësh pa doganë sepse fondi i ndihmës ekonomike nga 2013 deri në 2025 ka një rënie drastike dhe numri i familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike është përgjysmuar në 12 vitet e fundit me shifrat e INSTAT.

Muharremi: Me ardhjen e qeverisë socialiste të gjitha këto familje kanë...

Mziu: Sa është masa e ndihmës ekonomike

Muharremi: Mesatarisht 13 mijë lekë të reja. Më përpara vetëm 1500 individë, familje në nevojë merrnin shërbime sot e marrin 44 mijë familje.

Mziu: Ça flet mo? Sa ka pas marrë Tirana dhe Kamza sot merr gjithë Shqipëria ndihmë ekonomike. E kupton se të tradhton ajo çfarë flet. Shihe dhe vetë ke djersitur totalisht se realiteti është ndryshe.

Muharremi: Jo realiteti është ky që them unë se ne punojmë

Mziu: Ti flet si partonazhist ndoshta se unë flas me shifra

Muharremi: Partonazhist jam unë

Mziu: E keni për krenari

Muharremi: Po absolutisht po. Partonazhist dhe anëtar i PS jam unë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos