Shqipëria është renditur e para në botë, në Indeksin e Sigurisë Kombëtare Kibernetike. Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, që e quangati të pabesueshme, teksa rikujton se vetëm pak vite më parë ishim viktimë enjë sulmi brutal kibernetik nga Irani.
“Ai sulm u bë pikënisja e një kthese epokale. Vendosëm të ndërtonim një mur të atillë mbrojtës për shtetin digjital të Shqipërisë, që të ishte e pamundur të shembeshin me një sulm tëngjashëm infrastrukturat e tij publike dhe, po, siç edhe e kam thënë asokohekur shumëkush u tall me fjalët e mia, të kalonim nga grupi i shteteve membrojtje të dobët, në grupin e shteteve me mbrojtje shembullore”, tha Rama, shkruan A2.
Transformimi ka qenë gradual, shpjegon Rama, teksa sot Shqipëria lë pas vende si Çekia, Kanadaja dhe Estonia: “Më 15 korrik 2022 u goditëm. Në vitin 2023 kaluam në vendin e 54 falë nisjes së ndërtimit të një arkitekture të re të mbrojtjes dhe mbledhjes së kapaciteteve të larta profesionale në agjencinë e re të mbrojtjes kibernetike. Në vitin 2025 u ngjitëm në vendin e 15, pas zhvillimit të plotë të arkitekturës së re inovative të mbrojtjes në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë izraelitë. Sot jemi në majën e klasifikimit botëror për zhvillimin e kapaciteteve kombëtare të sigurisë kibernetike”.
Një kapërcim epokal, e quan Rama, të cilin e sheh gjithashtu si dëshminë e fuqisë së aleancave të forta: “Kur goditesh, e kupton edhe mëmirë se kush qëndron krah teje dhe çfarë mund të ndërtohet së bashku. Regjimi iTeheranit deshi të na tregonte sa të dobët ishim. Në fakt, na detyroi të bëhemifuqia që jemi sot në mbrojtjen e Shqipërisë Digjitale. Nga shënjestër e një prejsulmeve kibernetike më të rënda ndaj një vendi të NATO, sot Shqipëria është nëavangardën botërore të zhvillimit të kapaciteteve kombëtare të sigurisë kibernetike”.
Kryeministri pohon se me ritmin e avancimit teknologjik, i pari mund të mbetet shpejt i fundit, nëse nuk vazhdon punën.
Ndaj – shton ai – muri ynë mbrojtës duhet të shtrihet kudo, edhe në sektorin privat. (A2 Televizion)