“Janë hedhur deputetë në kosh plehrash!”, Teliti: Në Europë ju thoni “bravo” për këtë

Nga A2 CNN
9 Shtator 2026, 21:14 | Politikë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ka komentuar protestat dhe reagimet ndaj deputetëve, duke argumentuar se marrja e një përgjegjësie publike shoqërohet edhe me përballjen me reagimin e qytetarëve.

Ndonëse u shpreh kundër linçimit, Teliti solli në vëmendje se në vende të tjera të Europës janë kryer gjeste të forta simbolike si hedhja e deputetëve në koshin e plehrave, dhe shumica prej nesh i ka duartrokitur akte të tilla. 

Çdokush që merr përgjegjësinë politike, publike, për të marrë vendimmarrje për të tjerët duhet të marrë parasysh në botë. Kemi parë në botë edhe deputetë që janë marrë dhe janë hedhur në kosh plehrash, dhe kemi thënë bravo. I kemi marrë edhe si shembull. Kemi thënë e shikoni si e bëjnë në Europë, me një gjest simbolik, e hedhin edhe në kosh plehrash. Të gjithë kemi thënë bravo. Nga ana humane, njerëzore, jam kundër çdo lloj linçimi. Çdokush ka jetën e vet dhe duhet ta kryejë atë në mënyrë të lirë dhe dinjitoze, por kur merr përfaqësim do marrësh përsipër edhe reagim. Shkojnë si dele në Kuvendin e Shqipërisë dhe ngrenë kartonin për Reformën Territoriale pa pyetur qytetarët”, tha Teliti në emisionin "Off the Record" nga Andrea Danglli në A2CNN.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos