Java amerikane e Berishës, rikthehet në Tiranë, kreu i PD: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

Nga A2 CNN
13 Shtator 2026, 09:26 | Politikë

Pas rikthimit në Tirane, kreu i PD e cilësoi vizitën në SHBA si udhëtimin me ripërtëritës të jetës së tij. Sali Berisha shkeli token amerikane 5 vite pasi u shpall non grata nga administrata Biden.

I buzëqeshur dhe sportiv, kështu doli Sali Berisha nga dalja VIP në aeroportin e Rinasit pas një javë një javë takimesh në Amerikë dhe një fluturimi të gjatë.

Nuk mungoi buqeta me lule blu… apo organizimi i demokratëve që të mos e linin kryetarin e Partisë të vetëm pas këtij udhëtimi të rëndësishëm për ta, 5 vite pasi u shpall non grata nga administrata e Biden.

Përpos emocioneve personale, Sali Berisha nuk pohoi që ka marrë mbështetje nga administrata amerikane për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti, por mesazhin Ramës kërkoi t’ia jepte nëpërmjet fjalëve të Sekretarit të Shtetit Marco Rubio.

Sali Berisha tregohet i kujdesshëm që të mos përgjigjet në emër të SHBA kur u pyet nga A2CNN nëse pasi ai shkeli tokën amerikane, a do ta shkelin amerikanët selinë e PD pas ambasadori amerikan të vijë në Tiranë.

Gjatë 1 jave në SHBA, kryetari i PD i shoqëruar nga kryetari i PR dhe deputet të PD morën pjesë në Konventë e Partisë Republikanë, si dhe zhvilluan takime me anëtarë të Senatit dhe Kongresit. Gjithashtu pjesë e agjendës ishin edhe përfaqësues të drejtësisë amerikane si dhe diaspora shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos