Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti deklaroi në Terminal se shkarkimi i Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë ishte e paevitueshme.
Për të, shkarkimin e Veliajt e solli lufta e brendshme brenda Partisë Socialiste, e cila më në fund griti kokë.
“Shkarkimi ishte i paevitueshëm, thjesht ishte koha se kur. Veliaj duhet të ishte shkarkuar për shumë dëme dhe afera korruptive. E fundit duhet të ishte të shkarkohej për 3 muaj. Ne e kërkuam të parët shkarkimin. Këto muaj i kushtuan Tiranës shumë. Më mirë vonë se kurrë. Kjo është lufta e brendshme brenda PS që ngriti kokë. Ky debat i heshtur një ditë të bukur dha rezultatin. Objektivi ishte largimi i Erion Veliajt. Na duheshin votat e mazhorancës, erdhi urdhri, bashkuan votat. Sot Veliaj nuk është më kryetar bashkie”, tha Teliti. (A2 Televizion)