Qeveria do rindërtojë dhe godinat e drejtësisë, Rama: Nuk mund të vazhdojmë me objekte jodinjitoze

Nga A2 CNN
19 Tetor 2025, 09:42 | Politikë

Qeveria do rindërtojë dhe godinat e drejtësisë, Rama: Nuk

Qeveria do të rindërtojë dhe godinat e sistemit të drejtësisë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në nisje të podcastit të së dielës në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë u shpreh se një ndër të metat e këtij sistemi të ri është që ka dobësi dhe në administrimin e infrastrukturës dhe për këtë arsye do ndërhyhet për të krijuar hapësira me standarde.

“Godinat e sistemit të drejtësisë, vetëqeverisja e sistemit të drejtësisë falë pavarësisë së plotë që iu dha ndër të çalat e veta ka dhe dobësinë e madhe në administrimin e infrastrukturës, në transformimin e infrastrukturës. Transformimi i godinave pa projekte është mision i pamundur. Edhe këtë mision do ta marrim përsipër vetë. Nuk mund të vazhdojmë me arna, me mjedise gjykatash shumë larg të qenit dinjitoze. Nuk mund të vazhdojmë me ngushtësira”, tha mes të tjerash Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos