Gazetari Bledian Koka, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, “ka vënë vetëm një vijë të kuqe hetimi: Edi Ramën”.
“Reformë në Drejtësi nuk po jepka efektet që po presim. Ajo që pashë unë në Komisionin e Ligjeve dje, është se Altin Dumani ka vënë vetëm një vijë të kuqe hetimi: Edi Ramën. Kur vjen puna te Edi Rama, as emrin nuk ia përmend dot, ama kur i përmend Tedi Blushi nëse është takuar apo jo me McGonigalin, kërceu”, tha gazetari.
“Më bëri përshtypje, pse kërceu? Pse u mërzit kaq shumë Dumani? E dika pra që ky McGonigali nuk paska qenë shumë burrë i mirë. Si ka mundësi që ky zotëri ka 3 vjet që nuk bën asgjë? Dhe nuk ka këllqe të thërrasë as Rexh Byberin për McGonigalin. Ja, ky është ai heroi juaj”, shtoi Koka.
Sipas tij, para Komisionit të Ligjeve, Altin Dumani tha “unë kam dështuar”.
“Tha që nuk e luftova dot korrupsionin sepse korrupsioni është shtuar”, nënvizoi Bledian Koka.
(A2 Televizion)