Lobimi 6 mln $ i PD, Duka: Mua s'më ka pyetur njeri, nëse nuk është ligjore t'i penalizojë drejtësia

Nga A2 CNN
29 Prill 2025, 21:31 | Politikë

Lobimi 6 mln $ i PD, Duka: Mua s'më ka pyetur njeri, nëse nuk

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka komentoi në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN, zhurmën e krijuar rreth kontratës së lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, që kap vlerën e 6 milionë dollarëve.

I pyetur për reagimin e kryeministrit Edi Rama rreth kësaj çështje, Duka tha se ai nuk ka dijeni mbi kontratën e firmosur nga aleatët e PAA-së, por bën thirrje për transparencë financiare dhe shprehet se drejtësisë i takon të zbardhë këtë.

“S’e kam idenë fare! Bën shumë mirë që kërkon transparencë. Gjithsesi do të ishte më mirë të rrinte indiferent për këtë punë, por ata që merren, drejtësia, natyrisht duhet të kërkojë transparencë. Nëse është ligjore, ok, nëse nuk është personat që janë përgjegjës natyrisht që të penalizohen për këtë punë”, tha Duka në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN.

Sakaq, analisti Lutfi Dervishi tha se PD i ka bërë një dhuratë kryeministrit Rama që do ta shfrytëzojë në diskursin e tij gjatë 10 ditëve të mbetura të fushatës elektorale.

“Sigurisht kjo është një dhuratë për kryeministrin që të krijojë një agjendë dhe narrativë tjetër, agjendë tjetër dhe të flasë i shqetësuar për transparencën financiare. Si me LaCivitan si strateg, si me kontratën e lobimit duhet ndjekur parimi i transparencës, çështja nga vijnë paratë, si përdoren etj... Ka një raportim të gabuar, se thuhet 6 milionë dollarë sikur këto ekzistojnë dhe janë paguar, ndërkohë që kjo është një kontratë publike. KQZ tha se presim të bëhet deklarimi siç është legjislacioni në fuqi për transparencën financiare. Përtej kësaj është një dhuratë për të mos folur për zgjedhjet në një kohë që praktikisht, PD duhet ti kishte paraprirë kësaj, duke dalë në një deklaratë shtypi, pa pritur që ta nxirrte media e të bëhej çështje”, tha Dervishi në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos