Kryesia e PD-së miraton statutin: Ja kur dalin listat për Këshillin Kombëtar

Nga A2 CNN
27 Maj 2026, 23:16 | Politikë

Kryesia e PD-së miraton statutin: Ja kur dalin listat për

Pas mbledhjes së zhvilluar këtë të mërkurë, ku nuk munguan diskutimet, kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar unanimisht ndryshimet në statut.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ndryshimet statutore kanë marrë dakordësinë e plotë të Kryesisë, ndërsa është miratuar edhe lista e propozuar nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, për emrat e rinj të Këshillit Kombëtar.

Megjithatë, publikimi zyrtar i listës është shtyrë për ditën e nesërme.

Sipas burimeve të gazetarit Anesti Barjamemaj, vendimi është marrë për shkak se pritet të ketë ndryshime në disa prej emrave të propozuar, përpara se lista të bëhet publike.

Mbledhja e Kryesisë vjen në një moment të rëndësishëm për demokratët, pas procesit për rizgjedhjen e kryetarit dhe debatit të brendshëm për reformimin e strukturave të partisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos