Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Veliaj lëshon urdhrin e parë

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2025, 09:10 | Politikë

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Veliaj lëshon urdhrin e parë

Duke qenë se Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrën e kryebashkiakut, Erion Veliaj ka nënshkruar një urdhër drejtuar ndërmarrjes së dekorit dhe eventeve, me rastin e festave të fundvitit, nga ambientet e paraburgimit në Durrës.

Përmes këtij urdhri, kryebashkiaku Veliaj kërkon që kjo ndërmarrje të marrë të gjitha masat për dekorimin e qytetit, duke plotësuar të gjitha standardet dhe kushtet e sigurisë.

Po ashtu kjo ndërmarrje do të kryejë dhe dekorimin e ministrive përgjatë bulevardit sipas kërkesave të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos