Shqipëria do të ketë qeveri teknike. Është ky paralajmërimi i anëtarit të Këshillit të PD Lisandër Hoxha në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN. Sipas tij vendi ynë ndodhet në krizë të thellë dhe për të dalë nga kjo duhen akte konkrete politike.
“Nuk ka nevojë ta nxjerrë OSBE ODIHR, që janë vjedh zgjedhjet, mos shkoje në parlament prodhoje krizën shoqërore, rrije te kryeministria dhe kërkoje mbështetjen e ndërkombëtarëve për ta përsëritur atë proces. Këtë i kam thënë partisë time. Shqipëria është në krizë të thellë, humbi reformën në drejtësi. Rama ka 12 vite që qeveris në këtë mënyrë. Problemi i opozitës është që nuk e ka nxjerrë veten nga kriza ku e futi vetë veten. Këtu sikur ka ra kolera, ikin 1.5 mln njerëz sikur nuk ka ndodhur asgjë, shkelet kushtetuta, nuk ndodh asgjë, vidhet buxheti nuk ndodh asgjë dhe opozita vazhdon me skemën e saj denoncon konstaton. Janë lodhur njerëzit duan zgjidhje, dhe ajo vjen me akte konkrete politike. Unë nuk e quaj radikalizim. Nuk ka radikalizëm më të madh se të durosh një regjim në kurriz. Je pa të drejta, pa gjykata, pa pronë. Për ligjin e pronës a mban njeri përgjegjësi për ligjin e investitorit strategjik? Nuk ka vend në Europë që një institucion shtetëror vendosi t’iu japë pronë publik pa garë. Po vidhet çdo cm pasuria kombëtare e vendit. A ka opozitë ky vend nëse pushteti nuk ndihet i rivalizuar nga opozita ka marrë fund, nuk funksionon ky mekanizëm”, tha ai në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Sipas tij, opozita nuk duhet të kishte hyrë në parlament dhe ta zhvendoste betejën para Kryeministrisë, deri në krijimin e një qeverie teknike sikurse ndodhi në Maqedoninë e Veriut.
“Unë nuk jam për në parlament, kryeministria është problemi. As nëpër bashki, por para kryeministrisë, deri sa të ikë kryeministri dhe të ketë qeveri teknike si në Maqedoninë e Veriut, se kjo është zgjidhja”, u shpreh Hoxha në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Anëtari i Këshillit të PD-së theksoi se partia e tij duhet të gjejë mekanizmin dhe njerëz në kontrast me pushtetin për të qenë një alternativë qeverisëse.
“Ti ke një Rilindja me një këmbë në varr. Nuk ka mbështetje popullore Rama. Nëse PD dëshiron të fitojë zgjedhjet duhet të gjejë mekanizmin dhe njerëz në kontrast me pushtetin, njerëz pa probleme me drejtësisë, pasurinë, Sorosin, që gëzojnë respekt për vendet partnere në këtë mënyrë PD bëhet alternativë politike”, theksoi ai në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.
(A2 Televizion)
